Blog

Autoritetet Evropiane kërkojnë përmirësimin e shërbimit nga Facebook, Google dhe Twitter

Mar 17 2017
0 Shpërndarje
Facebook, Alphabet dhe Twitter duhet të përmirësojnë termat e shërbimit për qytetarët Evropian përndryshe të përgatitet për sanksione të rënda tha në një deklaratë zyrtare ditën e sotme Komisioni Europian. Autoritetet Evropiane kërkojnë përmirësimin e shërbimit nga Facebook, Google dhe Twitter Photo Source: Reuters

Kompanitë teknologjike Amerikane prej kohësh janë vendosur në shënjestër të autoriteteve Evropiane për praktikat e tyre të biznesit me shqetësime që variojnë nga privatësia tek përmbajtjet abuzuese dhe ilegale.

Komisioni Evropian dhe autoritetet për mbrojtjen e konsumatorit do të marrin masa për tu siguruar se kompanitë e rrjeteve social do ti nënshtrohen rregullores Evropian u shpreh një zëdhënës i krahut ekzekutiv të Unionit.

Gjermani, një prej shteteve më aktive në Unionit tha gjatë javës se rrjetet social duhet të reagojnë menjëherë ndaj përmbajtjeve abuzuese ose përndryshe të përballen me sanksione ekonomike deri në 50 milion Euro.

Sipas agjensisë së lajmeve Reuters ka patur bisedime mes kompanive dhe autoriteteve për zgjidhjen këtij problemi të Enjten duke shtuar se bisedime kanë qenë konstruktive. Sa i përket përfshirjes së Google, shqetësimet kryesore të Komisionit Europian janë për Google+, një rrjet social pothuajse inekzistent. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>