Blog

Autoritetet Evropiane pranë një akordi me Facebook për të dhënat e WhatsApp

Apr 13 2017
0 Shpërndarje
Komisionerja Irlandeze e cila drejton çështjen e privatësisë së Facebook në Bashkimin Evropian, Helen Dixon, tha të Marten se shpreson që një marrëveshje finale të arrihet brenda verës. Autoritetet Evropiane pranë një akordi me Facebook për të dhënat e WhatsApp Photo Source: Reuters

Autoritetet Evropiane janë pranë arritje së një akordi me gjigandin Facebook për shkrirjen e të dhënave të WhatsApp me rrjetin social të cilin e bleu në 2014-ën.

Autoritetet për Mbrojtjen e Konsumatorëve të 28 vendeve anëtare kërkuan nga Unioni ndalimin e shkëmbimit të të dhënave mes WhatsApp dhe Facebook pa dijeninë e përdoruesit.

Komisionerja Irlandeze e cila drejton çështjen e privatësisë së Facebook në Bashkimin Evropian, Helen Dixon, tha të Marten se shpreson që një marrëveshje finale të arrihet brenda Verës.

“Besoj se kemi gjetur dakordësinë mes palëve, të cilat kuptojnë rëndësinë e informacionit dhënë përdoruesve, i cili duhet të jetë më transparent dhe më i shpjeguar thjeshtë,” tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters. “Jemi në kërkim të një zgjidhjeje,” vijoi Ajo më tej. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>