Biznes

Autoritetet Italiane në bisedime me Google për zgjidhjen e çështjes së taksave

Jan 10 2017
0 Shpërndarje
Autoritetet Tatimore Italiane dhe gjigandi i motorit të kërkimit Google janë pranë arritjes së akordit lidhur me taksat e papaguara nga Google përgjatë viteve 2009-2013. Autoritetet Italiane në bisedime me Google për zgjidhjen e çështjes së taksave Photo Source: Reuters

Agjensia e lajmeve Reuters duke cituar burime të afërta me rastin tha se Google kishte ofruar për autoritetet në fjalë 296 milion dollar për të mbyllur çështjen.

Në fillim të 2016-tës policia italiane dërgoi pranë Google një ankesë kur kërkonte rikthimin e 227 milion Euro taksa të papaguara.

Pagimi i taksave në të ardhmen nga Google ka qenë një prej ngërçeve që ka penguar një akord me kompanisë Amerikane dhe Italisë thanë burimet.

Një zëdhënës i Google konfirmoi se kompania ishte në bisedime me autoritetet kompetente italiane. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>