Biznes

Autoritetet Japoneze paralajmërojnë bursat e monedhave kriptografike

Jun 22 2018
0 Shpërndarje
FSA-ja ka ashpërsuar masat ndaj bursave pas vjedhjes së 530 milion dollarëve nga bursa e Coincheck në Janar, një prej bursave më të mëdha Japoneze. Autoritetet Japoneze paralajmërojnë bursat e monedhave kriptografike

Autoritetet rregullatorë Japoneze thanë ditën e Premte se kanë urdhëruar bursat e monedhave kriptografike të përmirësojnë shërbimin për të parandaluar pastrimin e parave.

Agjencia e Shërbimeve Financiare dërgoi urdhrin për gjashtë bursa pasi gjeti probleme me sistemet e tyre kundër pastrimit të parave.

Bitflyer, një prej bursave më të mëdha në vend ishte në shënjestër gjithashtu. Kompania ndaloi krijimin e llogarive të reja deri në përmirësimin e sistemeve.

FSA-ja ka ashpërsuar masat ndaj bursave pas vjedhjes së 530 milion dollarëve nga bursa e Coincheck në Janar, një prej bursave më të mëdha Japoneze.

Këto masa kanë trembur bursat por edhe ngritur shqetësime për sigurinë e tregimit të monedhave kriptografike.

Japonia shpreson të marrin rolin e vendit lider në luftimin e pastrimit të parave nga bursat e monedhave kriptografike. /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>