Biznes

Autoritetet Turke të Konkurrencës hetim ndaj Google

Mar 6 2017
0 Shpërndarje
Autoritetet Turke të Konkurrencës hetim ndaj Google Photo Source: Reuters

Autoritetet Turke të Konkurrencës lajmëruan ditën e Hëne se kanë filluar hetimet ndaj gjigandit të motorit të kërkimit Google. Autoritetet besojnë se Google ka shkelur ligjet vendase të konkurrencës.

Në një qëndrim zyrtar nga uebsajti, autoriteti tha se ka filluar hetimet ndaj kontratave të Google me producentët, ndaj sistemeve të saj të komunikimit mobil, aplikacionet e disa shërbimeve që shkelin ligjet lokale.

Më përpara autoriteti në fjalë kishte arritur në përfundimin se nuk ishte i nevojshëm një hetim ndaj kompanisë, një vendim i cili ndryshoi pas një rivlerësimi të dytë të situatës. /PCWorld Albanian

TË NGJASHME >

Tags >

Google
Lajmet e fundit>