Analiza

Autoriteti rregullator britanik hedh idenë e përdorimit të 5G-së për projektim holografik

Jan 19 2015
0 Shpërndarje
Autoriteti rregullator britanik hedh idenë e përdorimit të 5G-së për projektim holografik

5g-inserbia5G-ja është diçka që i përket së ardhmes, pavarësisht ideve të reja që lojtarët e industrisë mobile po implementojnë. Nga ana tjetër, rregullatorët e këtyre frekuencave po ndjejnë nevojën e të menduarit me një perspektive afatgjate, dhe autoriteti rregullator britanik Ofcom nuk dëshiron të humbë kohë.

Ditën e premte Ofcom lançoi një këshillim publik për përdorim të spektrave mbi 6 Ghz për shërbimet 5G në 2020. Këto janë frekuenca goxha të larta që ofrojnë bandwidth të lartë 10 deri në 50 Gbps, vonesa të vogla transmetimi dhe që nuk janë të mirë për përdorim në distanca të largëta.

Por sipas autoritetit rregullator britanik ky spektër frekuencash mund të ofrojë mundësi të shumta përdorimi si projektim holografik. Ky është vizioni i Ofcom pas pesë vitesh dhe çfarëdo që 5G të rezultojë më të vërtetë, një gjë jemi të sigurt se nuk kemi të bëjmë vetëm me internet bandwidth.

CEO i Ofcom tha se 5G do të jetë gjithashtu një hap përpara në kapacitetin e rrjeteve wireless. Normalisht që asnjë rrjet nuk ofron kapacitete të palimituara por ekzistojnë gjithmonë nevoja e një kapaciteti që përmbush kërkesat e konsumatorëve.

Aktualisht në një pjesë të madhe të vendeve, frekuencat 6 Ghz përdoren për transmetim satelitor dhe monitorim të motit. Autoritet rregullatore duhet me patjetër të sigurohen para 2020 që një numër shërbimesh në këto frekuenca të bashkëjetojnë. (PCWorld Albanian)

Tags >

5G
Lajmet e fundit>