Analiza

Autoriteti rregullator i Telekom India: Përdoruesit e Viber, Whatsapp dhe Skype nuk duhet të paguajnë

Aug 20 2014
0 Shpërndarje
Autoriteti rregullator i Telekom India: Përdoruesit e Viber, Whatsapp dhe Skype nuk duhet të paguajnë

WhatsApp-Viber-and-SkypePërdoruesit e Viber, Whatsapp, Skype nuk duhen të kryejnë asnjë pagesë për përdorimin e këtyre aplikacioneve pasi Rregullatori i Telekom ka hedhur poshtë propozimin e kompanive celulare të cilat kërkuan që një pjesë e të ardhurave nga këto aplikacione ti përkiste atyre ose qeverisë.

Kompanitë celulare shprehen se fitimet e tyre po ulen për shkak të këtyre aplikacioneve. Ekspertët parashikuan një humbje minimale vjetore prej 5000 Rs për shkak se abonentët përdorin këto aplikacione të cilat ju lejojnë të kryeni telefonata pa paguar.

Shërbimet telefonike indiane, që kanë investuar shuma të mëdha në krijimin e rrjetit celular, kërkojnë që kjo çështje të rregullohet në mënyrë që të dyja palët mos të humbin fitimet e tyre. Kompanitë telefonike hasin probleme me aplikacionet që ofrojnë mesazhe dhe thirrje zanore falas, vetëm me anë të një lidhje interneti si Viber, Whatsapp apo Skype. Shumica e përdoruesve i përdorin këto aplikacione në vend të shërbimeve të telefonive celulare.

Operatorët celulare kërkojnë që të paktën këto aplikacione ti paguajnë taksa qeverisë ashtu si dhe ata i paguajnë, për ti sjellë ato në një nivel me kompanitë telefonike. Ndërsa krijuesit e këtyre aplikacioneve përgjigjen se kjo që ata kërkojnë është kundër konceptit të internetit falas apo internetit neutral dhe nëse ata do të paguajnë kjo do të bjerë e gjitha në kurriz të përdoruesve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>