Lajmet

Avantazhet e përdorimit të Listave të Interesave kundrejt “Like” në Facebook

Apr 2 2013
0 Shpërndarje
Avantazhet e përdorimit të Listave të Interesave kundrejt “Like” në Facebook

facebook likeFatkeqësisht duke klikuar “Like” në një faqe Facebook-u nga e cila ju doni të informoheni rreth përditësimeve më të fundit, profili juaj mund të mbushet me postime të pafundme që shkaktojnë konfuzion.

Përveç kësaj të gjitha këto faqe do të publikohen dhe ndaj miqve tuaj.

A nuk do të ishte më mirë që ndiqni (follow) faqet pa i bërë publike ato ndaj gjithë miqve tuaj si dhe pa shkaktuar rrëmujë në profil nga përditësimet e tepërta?

Ekziston një zgjidhje shumë e lehtë për këtë problem.

Në rast se ju interesoheni për materialet e publikuara të një faqeje të caktuar atëherë në vend që ta bëni “Like”, klikoni ikonën e vogël në të djathtë të butonit “Like” dhe shkoni tek Add to Interest List.

Në rast se nuk keni krijuar akoma një listë interesi atëherë klikoni Add a New List. Në moment do të shfaqet një dritare e cila kërkon të dhënat e krijimit të listës.

Pasi të keni përfunduar krijimin dhe organizimin e listës ajo do të shfaqet si më poshtë:

facebook folow

Këto lista shfaqen edhe në versionet e Facebook për celularë. Përdorimi i këtyre listave përveç se ndihmon në organizimin e faqeve që ju preferoni gjithashtu siguron edhe një Timeline më të rregullt. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>