Blog

Avantazhi më i madh iOS mbi Android-in: Fragmentimi

Aug 21 2017
0 Shpërndarje
Nisur nga grafiku i publikuar, vërejmë se versioni më i fundit Android, Nougat, është instaluar vetëm në 13.5% të pajisjeve Android në total një vit nga debutimi. Avantazhi më i madh iOS mbi Android-in: Fragmentimi

Android O, versioni më i fundi i sistemit operativ më popullor në botë debuton ditën e sotme. Ndërsa lançimi i një versioni të ri patjetër që përben një moment të rëndësishëm falë 2 miliard pajisjeve aktive Android, shumë pak pritet të ndryshojë për zhvilluesit sa pritet për platformën e Apple.

Për nga natyra, Android ka një arsye të fortë pse është kaq i fragmentizuar krahasuar me iOS, sepse funksionon në pajisje nga prodhues të shumtë.

Apple nga ana tjetër është siguruar se jo vetëm pajisja por edhe sistemi operativ qëndrojnë të sajat duke bërë që përditësimet të jenë një eksperiencë e shkëlqyer për përdoruesit edhe pse nuk kanë munguar problemet.

Nisur nga grafiku i publikuar, vërejmë se versioni më i fundit Android, Nougat, është instaluar vetëm në 13.5% të pajisjeve Android në total një vit nga debutimi.

Në kontrast, 90% e pajisjeve iOS janë versionin më të fundit të sistemit operativ, iOS 10 i cili debutoi në Shtator të 2016-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>