Lajmet

Avast blen softuerin e njohur CCleaner

Jul 19 2017
0 Shpërndarje
Piriform tha se CCleaner përdoret nga 130 milion njerëz, 15 milion vetëm në Android. Avast blen softuerin e njohur CCleaner

Gjigandi i softuerëve të sigurisë Avast lajmëroi ditën e sotme se kishte blerë kompaninë pas softuerit CCleaner, një prej pastruesve më popullor të desktopëve dhe telefonëve mobil.

Themeluar në Londër në 2004-ën, Piriform është një kompani private e cila zhvillon programe dhe mjetet për përmirësimin e performancës së sistemeve Windows, Mac dhe Android.

Produkti më i njohur është CCleaner me të cilin përdoruesit e Windows, Mac dhe Android mund të fshijnë skedarët e përkohshëm dhe të padëshiruar për të liruar resurset harduerike të pajisjes.

Piriform tha se CCleaner përdoret nga 130 milion njerëz, 15 milion vetëm në Android.

Sakaq Avast është një prej markave më të shquara të antiviruseve ku së fundi bleu rivalin AVG për 1.3 miliard dollar. Kjo blerje krijoi një entitet të ri me 400 milion përdorues. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>