Analiza

Avast: Të dhënat e fshira nga Android mund të rikthehen me lehtësi

Jul 9 2014
0 Shpërndarje
Avast: Të dhënat e fshira nga Android mund të rikthehen me lehtësi

androidmalware1_640.0_standard_640.0

Prodhuesi softuerik Avast është duke bërë thirrje që të vihet në dyshim veçoria në Android për fshirjen e të dhënave. Kompania thotë që ka blerë 20 smartfonë me Android online dhe i ka provuar nëse të dhënat personale të përdoruesve mund të riktheheshin nga atje. Secilit telefon i ishin fshirë të dhënat përpara shitjes, tregon Avast, kështu që në teori testimi duhet të ketë dështuar. Por kjo nuk është ajo që ka ndodhur.

Duke përdorur softuerin e ligjshëm në dispozicion, Avast thotë që ishte në gjendje që të merrte me sukses mbi 40 mijë fotografi të ruajtura në telefonë. Shumë nga to përmbanin fëmijë dhe fotografitë e tjera kishin të bënin me pamje të femrave në “skena të ndryshme të zhveshjes” dhe qindra “selfie nudo të meshkujve”. Kompania po ashtu arriti që të rikthente pyetësorët, e-mailet dhe porositë paraprake të llogarisë së Google. Kështu, Avast arriti me sukses të identifikonte katër poseduesit e mëhershëm duke përdorur të dhënat të cilat këta njerëz kanë menduar që i kanë fshirë përgjithmonë. Përdoruesit duhet të mbishkruajnë të dhënat e kaluara për t’u liruar në të vërtet nga to, thotë Avast.

Sa i përket iOS-it, Apple duket që arrin ta ofrojë fshirjen e vërtetë të të dhënave nga iPhone ose iPad. Në harduerët më të rinj, veçoria për fshirje të tërësishme të të gjitha të dhënave largon çelësin e enkriptimit që mbron të dhënat e përdoruesit. Kështu që edhe nëse të dhënat disi merren pa dijeninë e një përdoruesi, ato janë të enkriptuara pandaj edhe nuk janë të qasshme. Tek iPhone-ët dhe iPod-ët më të vjetër, Apple thotë që “mbishkruan opsionet dhe informacionet e përdoruesve, duke shkruar një seri të tyre në particionin e të dhënave.” Ky hap do të mund të parandalonte rikthime të paautorizuara të të dhënave në të shumtën e rasteve. (PCWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>