Lajmet

Avast zbulon 22,000 kamera lehtësisht të hakueshme në Kongresin Mobil Botëror

Feb 28 2017
0 Shpërndarje
Avast zbulon 22,000 kamera lehtësisht të hakueshme në Kongresin Mobil Botëror Photo Source: Jeferrb/Pixabay

Një kompani lider në sigurinë kibernetike tha se kishte zbuluar 22,000 monitorë dhe kamera lehtësisht të hakueshme në Kongresin Mobil Botëror.

Ishte Avast që vendoi të testojë sigurinë në ditën e parë të këtij aktiviteti madhor. Por nuk përfundon këtu sepse kompania zbuloi 470,000 paisje inteligjente të cilat gjithashtu ishin vulnerabël.

Avast përdori motorin e kërkimin Shodan për të identifikuar pajisjet. Në mënyrë që ato të zbuloheshin duhej që paisja të kishte një version të papërditësuar të softuerit me një dobësi të njohura dhe të qasej në internet përmes një lidhjeje të paenkriptuar.

Ky studim u bë për të promovuar mjetet e saj të sigurisë. /PCWorld Albanian

Tags >

Avast
Lajmet e fundit>