Lajmet

Avatar, paraqitet në Blu-ray dhe thyen rekord

Apr 24 2010
0 Shpërndarje
Avatar, paraqitet në Blu-ray dhe thyen rekord

Diku rreth 1.5 milion kopje të Avatar në Blu-ray janë marrë nga raftet e dyqaneve, duke tejkaluar pa asnjë problem shitjet e para të filmit Batman: The Dark Knight, që më parë mbante udhëheqjen në këtë segment.

Parashikimet e hershme në përgjithësi kanë paralajmëruar për një shitje prej mbi 4 milion njësi, duke vendosur Avatar në shteg për të qenë filmi më i shitur i këtij viti.

Në anën tjetër shikuesit duhet të presin deri në vitin 2011 para se Centry Fox të shpalos një version 3D për shikim në shtëpi.

Studio filmike po shpreson se shtëpitë deri në atë kohë do të jenë të pajisura me lexues Blu-Ray 3D dhe me TV që përkrahin këtë teknologji.

Siç e dini formati Blu-ray ka një kapacitet prej 25 GB me një shtresë dhe deri në 50 GB me dy shtresa. Kjo nënkupton se filma si Avatar me kualitet të definicionit të lartë (HD) mund të vendosen pa problem në ta.

Lajmet e fundit>