Softuer

Avatar 3D mbetet ekskluzivitet për Panasonic deri më 2012

Dec 14 2010
0 Shpërndarje
Avatar 3D mbetet ekskluzivitet për Panasonic deri më 2012

Të drejtat ekskluzive të shpërndarjes digjitale nënkuptojnë se vetëm ata që blejnë 3D HDTV të Panasonic apo Blu-Ray lexues të kësaj kompanie, do të jenë në gjendje që të marrin zyrtarisht kopje të Avatar në Blu-Ray 3D. Në të njëjtën kohë, filmi duhet që të mos paraqitet gjatë këtij muaji, ashtu edhe siç është premtuar, por në fillim të vitit 2011.

Marrëveshja e arritur me 20th Centry Fox Home Entertainment do të ketë një synim të mirë pasi që do të tregojë efektet e dorës së parë në krahasim me kopjet e dorës së dytë të Avatar në 3D, të cilat veçse janë në treg në eBay për një çmim prej rreth 150$. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>