Analiza

Aventura e Google për të shmangur fatin e Microsoft

Jan 23 2015
0 Shpërndarje
Aventura e Google për të shmangur fatin e Microsoft

Google's string of acquisitions, including robot maker Boston Dynamics, demonstrate its desire to fiLajmet se Google kishte pasur rënie në tregun e kërkimit në ueb në SHBA shkaktoi goxha shqetsim dhe habi. Sipas firmës analitike StatCounter, muajin e shkuar tregu i Google ra në 75.2% nga 79.3 % që ishte një vit më parë. Kjo është pika më e ulët e kompanisë që nga 2008 kur StatCounter kishte filluar të gjurmonte të dhënat. Në kontrast, Yahoo duket të ketë pasur rritje ku Dhjetori ishte pika më e lartë me 10.4 % që nga 2009.

Ky mund të jetë një tregues i rëndësishëm, sigurisht, por kjo nuk e ndryshon faktin se Google akoma është lojtar dominant në tregun Europian në shifrat e 90 – 96 % në varësi të shteteve. Po sikur dominimi i kompanisë të fillojë të zbehet ?

Kujtohuni se Google është kompania e makinave me aftësi vetëdrejtuese, e Youtube, e “së drejtës për tu harruar”, e balonave stratosferike. Reklamimi i solli kompanisë fitim 51 miliard dollar nga totali i fitimeve prej 56 miliard dollar. Të gjitha këto iniciativa dhe projekte që vë në funksion kompania vinë nga dy gjëra: të ardhurat e shumta dhe struktura aksionare.

Sfida e vërtetë e Google është si të mbajë në qarkullim gjithë këto para. Deri tani, strategjia kryesore ka qenë rritja e përdorimit të internetit. Sa më shumë njerëz të kenë akses në internet aq më mirë për Google. Për këtë kompania po zbaton projektin Loon i cili ofron akses në internet në vendet ku mungon përmes balonave. Por duke qenë se një pjesë e madhe e përdoruesve të internetit në dekadën që po afron do të burojë nga produktet mobile, kjo do të thotë se Google duhet të jetë aktiv në këtë sektor gjithashtu. Prandaj kompania ka zhvilluar Android, sistemin operativ që fuqizon një pjesë të madhe të smartfonëve në të gjithë botën.

Google po bën të pamundur për të mbajtur në rritje të vazhdueshme shërbimet e saja kyçe. Por kompania gjithashtu po punon në një plan B nëse gjenden në vështirësi nga një teknologji e panjohur. Pjesë e planit B janë disa iniaciativa innovative, ndërsa pjesa tjetër është blerja e startupeve të reja Deepmind ose Boston Dynamics apo ngjashëm siç ka vepruar më parë, nëse ata kanë arritur të gjejnë sekretin e jetës, universit dhe të çdo gjëje. Kjo “gjueti” e ka bërë kompaninë Google si më aktiven në SHBA. Ju mund ta shikoni këtë ose si një gjueti për dominim botëror ose si një planifikim të jetës dhe jo më të kërkimit.

Bill Gates thoshte se e vetmja kompani teknologjike e cila kujtonte atij Microsoft në kohët e lavdishme ishte Google. Si pjesë e ironisë mbi të cilën kapitalizmi ngrihet, pyeteni vehten tani se cilën kompani ju kujton Google ? Përgjigja: Rrjedhjen “nga mendja” të Microsoft. Krijimi i Bill Gates ishte edhe më dominant në treg sesa është tani Google. Kompania kishte tre produkte kyçe, sistemin operativ Windows, suitën Office dhe Windows Sever. Microsoft kishte të ardhura të mëdha ashtu si Google ditëve të sotme. Por zhytur në këto para, kompania dështoi të sillte inovacion dhe sidomos dështoi adresonte rënien e kompjuterave desktop përkundër sektorit mobil.

Tashmë Google është bërë kompania e 55,000 punojësve e cila jo më kot na bën të mendojmë se po ndjek paralelisht fatin e Microsoft. Gazetarja e Bloomberg Katie Benner është një prej atyre që beson këtë gjë.

Kohë më pare ishte e pamundur të mendohej që Microsoft një ditë të mos ishte shtylla kurrizore e industrisë së teknologjisë falë trashigimisë që ajo linte pas.

Në të njëjtën mënyrë, është e pamundur të mendojmë një botë pa Google si një lojtar dominant. Por pas zbulimeve nga StatCounter, mbase është koha të mos e konsiderojmë diçka të tillë të “pamundur” por si “e vështirë” për të ndodhur. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>