Siguri

AVG njofton rritjen e numrit të ueb faqeve të infektuara

Jan 29 2009
0 Shpërndarje
AVG njofton rritjen e numrit të ueb faqeve të infektuara

alt Ueb faqet me përmbajtje të infektuar po shtohen çdo ditë e më shumë. Kjo u bë e ditur nga hulumtimet e reja për siguri të AVG Technologies. “AVG është duke përcjellur 200 -300 mijë ueb faqe të reja, përmbajtja e të cilave, në disa raste mund ta infektojë kompjuterin tuaj vetëm përmes vizitës në ueb faqe” – thotë Roger Thompson, udhëheqës i hulumtimeve në AVG.

Në 70 përqind të rasteve, këto ueb faqe kanë qenë të hakuara për të vendosur koda të infektuar në përmbajtjen e faqes. Kjo statistikë tregon se sa e dobët është siguria e ueb faqeve në internet. Këto ueb faqe ofrojnë softuerë për të koduar apo dekoduar video, që zakonisht janë softuerë të infektuar të dizajnuar veçanërisht për të vjedhur të dhëna. AVG bën të ditur se 94 përqind e kodekave falso asgjësohen brenda 10 ditëve, derisa në të kaluarën kanë qëndruar online për më shumë se dy javë. Kjo tregon se ISP (Internet Service Provider) është duke reaguar shpejtë për t’i larguar ato dhe mekanizmat aktualë për raportimin e ueb faqeve të infektuara janë duke pasur ndikim. Megjithatë, mos qëndrimi i gjatë në internet i përmbajtjeve të infektuara, nuk është ndonjë shqetësim për hakerët, ngase qëllimi i tyre është të tërheqin trafik, gjë të cilën edhe e arrijnë.

Sidoqoftë, edhe hakerët janë duke u bërë përtacë. Ata shpesh i përdorin kodet e njëjta HTML (Hypertext Markup Language) dhe Java Script për të bërë sulme, gjë që e bën të lehtë identifikimin e sulmeve. Kohëve të fundit, Thompson e ka zhvilluar një produkt të quajtur LinkScanner që i skanon ueb faqet për të parë nëse ato janë të infektuara. Ai ia shiti kompaninë e tij Exploit Prevention Labs AVG-së dhe pastaj Grisoft-it në dhjetor të 2007-s. Që atëherë AVG e ka inkorporuar këtë LinkScanner në produktin pa pagesë AVG 8.0 Free Edition.

Lajmet e fundit>