Siguri

AVG konfirmon virusin në ueb faqen e Telekomit të Kosovës dhe Vala-së

Sep 28 2010
0 Shpërndarje
AVG konfirmon virusin në ueb faqen e Telekomit të Kosovës dhe Vala-së

Faqja www.telekomi.net përmban një kërcënim në vete dhe kjo njëherësh është konfirmuar edhe nga kompania e sigurisë AVG. PCWorld Albanian ka kërkuar përkrahjen e tyre në kontrollimin e ueb faqes së Telekomit të Kosovës, dhe zyrtarë të kësaj kompanie na drejtuan tek një vegël e laboratorit të tyre që kontrollon faqet për përmbajtje të kërcënimeve.

Pas kontrollimit u konfirmuar se www.telekomi.net përmban një kërcënim dhe si rrjedhojë e kësaj vizitimi i kësaj ueb faqja paraqet një rrezik për të gjithë ata që nuk posedojnë softuer të sigurisë apo mbrojtjes së kompjuterit të tyre.

Në bazë të analizave të paraqitur nga AVG ThreatLabs, del se aktiviteti i fundit kërcënues është paraqitur para dy ditësh në kuadër të kësaj ueb faqeje, ndërsa në 30 ditët e fundit, 28 prej tyre kanë qenë kërcënuese për vizitorët e ueb faqes. Sipas shpjegimit të llojit të kërcënimit (Link to Exploit Site) thuhet se www.telekomi.net përmban linka që ju drejtojnë në faqe të keqpërdorimeve. Këto linqe mund të jenë apo mund ët mos jenë aktive. E përveç kësaj, ato mund të kërkojnë apo mos kërkojnë që të klikohen, dhe sipas shpjegimit disa faqe me linka të këtillë ju sjellin shkarkime automatike të kodit të dëmshëm pa ndonjë veprim nga ana juaj.

Pas një hulumtimi tjetër është AVG ThreatLabs sugjeron kujdes edhe në shfletimin e ueb faqes zyrtare të operatorit Vala, përkatësisht www.valamobile.com, në të cilën ueb faqe vegla e sigurisë detekton të njëjtin lloj kërcënimi siç e përmban edhe faqja e Telekomit, megjithëse këtu statistikat tregojnë se ka pasur aktivitet më të ultë të tij.

Ueb faqja e Postës së Kosovës (www.postaekosoves.com) sipas AVG ThreatLabs është e sigurt dhe nuk përmban ndonjë kërcënim.

Pra ju sugjerojmë që të keni kujdes gjatë vizitimit të ueb faqes së Telekomit të Kosovës dhe të operatorit Vala, dhe gjithashtu vërtetoni nëse keni të instaluar një softuer sigurie të nivelit të AVG-së apo të ndonjë prodhuesi tjetër të sigurisë, në mënyrë që të mos infektoni me virus në rast rreziku kompjuterin tuaj. /pcworld.al

Lajmet e fundit>