Siguri

AVG: Turqia e Rusia shtetet më të rrezikshme për të shfletuar internetin

Aug 26 2010
0 Shpërndarje
AVG: Turqia e Rusia shtetet më të rrezikshme për të shfletuar internetin

Rusia dhe Turqia janë renditur si shtetet numër një në botë ku është rreziku më i madh për të shfletuar internetin. Turqia është shpallur si shteti më i rrezikshëm në botë për të shfletuar uebin. Sipas AVG, shkalla e incidenteve të sulmeve me viruse në shtetin Euro-Aziatik është 1 në 10, që është larg mesatares globale prej 1 në 73. Rusia arrin në vendin e dytë me një rezultat prej ueb sulmeve prej një në çdo 15 përdorues. Ndërsa SHBA është renditur në vendin e nëntë në listën e shteteve të rrezikshme për të shfletuar internetin.

Hulumtuesit e sigurisë prapa studimit thonë se shkalla e lartë e ueb sulmeve në këto shtete është një kombinim i faktorëve, duke përfshirë popullaritetin e faqeve për shkarkime ilegale, sjelljeve të dobëta për shkëmbim skedarësh online dhe besueshmëria e madhe në internet kafe.

Shtatë prej dhjetë shteteve më të sigurta nga një perspektivë e ekspertëve të sigurisë së internetit janë nga Afrika, ku Sierra Leone është më e sigurta (1 në 696). Japonia (1 në 400) është renditur e katërta në listë.

Gjetjet e AVG bazohen në “të dhëna prej 127 milion kompjuterëve në 144 shtete”.

E plotësuar: PCWorld Albanian kontaktoi me zyrtarë të AVG-së të cilët na ofruan disa detaje shtesë për shtetet e rajonit, por ata u shprehën me keqardhje se nuk kanë detaje për Kosovën. Raporti i AVG-së tregon për një shkallë incidenti me sulme me viruse në Shqipëri prej 1 në 162.9 raste, pastaj në Maqedoni rreziku rritet me 1 në 144.0 raste, në Kroaci me 1 në 135.0 raste, në Slloveni 1 në 130.7 raste, në Bosnje 1 në 119.4 raste, etj. Kjo pasqyrë e AVG-së në një mënyrë tregon se Shqipëria është një prej vendeve më të sigurta në Ballkan që ofron siguri në internet.

Lajmet e fundit>