Lajmet

Avira dhe Norton dy antivirusët më të mirë të 2016-ës

Feb 8 2017
0 Shpërndarje
Norton nga Symantec dhe Avira janë dy antivirusët më të mirë të 2016-ës sipas dy shtëpive të pavarura të testimit të produkteve të sigurisë. Avira dhe Norton dy antivirusët më të mirë të 2016-ës Photo Source: Avira

AV-Comparatives publikoi raportin e përgjithshëm të 2016-ës për antivirusin më të mirë një javë pasi AV-Test kishte publikuar konkluzionet e tij. Si gjithnjë pati kontradita mes tyre ku Symantec edhe njëherë tjetër refuzoi ti jepte kodin e antivirusi AV-Comparatives.

Fituesit ishin: Për AV-Test Norton Security 2016 dhe për AV-Comparatives Avira Antivirus Pro 2016. Ky i fundit kishte një avantazh të vogël ndaj Bitdefender dhe Kaspersky.

Lajmi i mirë është se nga 19 zhvillues të produkteve të sigurisë të cilat kanë aplikuar për testime në AV-Comparatives, të gjithë u vlerësuan si produkte sigurie të aprovuara të afta të ofrojnë një mbrojtje solide ndaj maluerëve.

Edhe pse Avira fitoi në testimet e AV-Comparatives, ky i fundit u detyrua të krijonte një kategori të re të quajtur “Outstanding Products” për shkak se Bitdefender dhe Kaspersky ishin kaq afër.

Firma gjithashtu dha vlerësimet e saj për produktet të tjera të cilat vinin afër kryesuesve si Emsisoft, ESET, Tencent dhe VIPRE. Testimet e AV-Comparatives nxjerrin në pah pesë aspekte të produkteve: gjurmimi i maluerit, alarmet e rreme, heqja e tij, impakti ndaj mbrojtjes dhe impakti ndaj kompjuterit tuaj.

Rasti i Symantec përsëritet prej vitesh. AV-Comparatives ka përjashtuar Norton-in për shkak se firma e sigurisë refuzonte të jepte kodin e tij. Në 2012-tën Norton ankohej se AV-Comparatives nuk kishte mjetet e duhura për të testuar potencialin e vërtetë të Norton. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>