Harduer

Axon 9 është telefoni më i mirë i vitit i ZTE

Aug 30 2018
0 Shpërndarje
Nisur nga ajo që ofron, telefoni mund të konsiderohet si flagship i 2018-ës. Axon 9 është telefoni më i mirë i vitit i ZTE

As ZTE nuk mundi ti rezistonte dot trendit të ri “Notch”. Kompania prezantoi flagshipin e ri, Axon 9 Pro, në IFA në Berlin dhe sigurisht vjen me një notch krahas ekranit me korniza super të holla.

Telefoni gjithashtu ka dy kamera të pasme të pozicionuara vertikalisht si iPhone X. Nisur nga ajo që ofron, telefoni mund të konsiderohet si flagship i 2018-ës.

  • Procesori: Snapdragon 845
  • Ekrani: 6.21-inç AMOLED me raport 18.7:9
  • Bateria: 4,000 mAh
  • Kamerat e pasme: 12 megapiksel dhe 20 megapiksel
  • Kamera frontale: 20 megapiksel
  • RAM: 6GB
  • Memoria: 128GB
  • Sistemi Operativ: Android 8.1 Oreo
  • Konektiviteti: USB-C

Telefoni është më shumë një përditësim i Axon 7 i 2016-ës sesa Axon M me palosje të vitit të kaluar. Nuk dihet nëse ZTE do të rikthejë Axon M apo thjesht ishte eksperiment.

Telefoni i cili nuk do të dalë në tregun Amerikan, në Evropë do të shitet për 649 euro.

ZTE gjithashtu ka planifikuar lançimin vitin e ardhshëm të telefonëve 5G, mundësisht në gjysmën e parë të vitit. /PCWorld Albanian

Tags >

Axon 9ZTE
Lajmet e fundit>