Lajmet

Azhurnimi i BlackBerry PlayBook përmirëson përshtatjen me Android

Jun 1 2012
0 Shpërndarje
Azhurnimi i BlackBerry PlayBook përmirëson përshtatjen me Android

Azhurnimi i fundit i PlayBook të RIM, ka shtuar disa funksione interesante në këtë tablet që operon me sistemin operativ Android. Azhurnimi i ri tani përkrahë aplikacionet e Android që funksionojnë në dritaret e tyre, një përmirësim ky që përshtatet me aplikacionet e gatshme të Android, por gjithashtu shton edhe funksionet e mëposhtme: 

Përkrahje e përmirësuar për HTML5 

Përkrahje në portret për email, kalendar dhe kontakte 

Përkrahje e përmirësuar për follderë duke përfshirë mbështetjen për follderët IMPA 

Enkriptim i plotë i pajisjes, në mënyrë që të sigurohet e tërë pajisja dhe pjesa personale. 

Pamjet tani ruhen në formatin PNG. 

Çdo aplikacion për Android do të funksionoj në dritaren e vet. Kjo e përmirëson përvojën e përdoruesit dhe përshtatjen me aplikacionet tjera. 

Qasja në kamerë tani përkrahet edhe nga aplikacionet e Android, duke mundësuar funksionimin e më tepër llojeve të aplikacioneve në tabletin BlackBerry® PlayBook. 

Pagesa për aplikacion tani përkrahet përmes BlackBerry Payment SDK, kështuqë aplikacionet për Android mund të përfshijnë gjëra virtuale për shitje në aplikacionet e tyre. 

Ky version është i kufizuar për sistemin operativ BB10 që pritet të vijë së shpejti për smarftonë dhe tabletë, por, ashtu siç shkruan Verge, BB10 PlayBook duhet të mundësojë funksionimin e aplikacioneve të shkruara për versionet paraprake të sistemeve operative. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>