Lajmet

B1 File Manager për Android iu mundëson t’iu qaseni njëkohësisht shumë llogarive në Dropbox

Apr 20 2014
0 Shpërndarje
B1 File Manager për Android iu mundëson t’iu qaseni njëkohësisht shumë llogarive në Dropbox

seoejsgxgyhwxcrtaltiAndroid: Aplikacioni zyrtar për Dropbox në Android ju detyron që të përdorni vetëm një llogari në një kohë. Nëse keni shumë llogari në Dropbox dhe keni nevojë t’iu qaseni atyre, atëherë B1 File Manager është një zgjidhje e mirë, ndonëse nuk ofron sinkronizim lokal.

Vetvetiu, B1 File Manager është një aplikacion me mundësinë për të shfletuar përgjatë skedarëve tuaj në Android. Ju tashmë mund të përdorni shumë llogari Dropbox-i në një PC. B1 File Manager iu sjell atë në Android me opsionin “Add Network”, ku njëri nga rrjetet është Dropbox. Shtypni atë dhe do të ju kërkohet që të kyçeni në një llogari në Dropbox. Sapo ta rregulloni, ju mund ta shtypni sërish për t’u futur në një llogari tjetër. Pasi që kjo është pjesë e një aplikacioni që bën menaxhimin e skedarëve, është po ashtu e lehtë të bëhet bartja ose fshirja e skedarëve në çfarëdo llogarie që e hapni në Dropbox. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>