Lajmet

Baboon vjen në Korrik me një imazh të ri

Jun 22 2017
0 Shpërndarje
Më 1 Korrik Baboon do të mbajë një aktivitet dedikuar kësaj ngjarjeje ku të gjithë janë të lirë të marrin pjesë. Baboon vjen në Korrik me një imazh të ri

Baboon, aplikacioni i porositjes së ushqimit online, vjen me një imazh të ri në Korrik i cili do të jetë më i thjeshtë dhe më i përshtatshëm për përdoruesit.

Krahas këtij lajmi të rëndësishëm, Baboon tha se së bashku me imazhin dhe dizajnin e ri të aplikacionit Baboon, vjen edhe një bashkëpunim i ri me një prej bizneseve të mëdha në Shqipëri.

Më 1 Korrik Baboon do të mbajë një aktivitet dedikuar kësaj ngjarjeje ku të gjithë janë të lirë të marrin pjesë.

Baboon, aplikacioni Shqiptar që ofron porositjen e ushqimit tuaj nga kompjuteri, tableti apo telefoni inteligjentë, u ngjit në skenën e një prej startupeve më të suksesshme shqiptare duke fituar çmimin ICT Mobiliteti i Vitit të Albanian ICT Awards IV.

Gjatë mbrëmjes Gala të shpalljes së fituesve në edicionin e pestë, sipërmarrësi i suksesshëm dhe themeluesi i LocalWeb Agron Shehaj shpalli bashkëpunimin e tij me Baboon të cilin e quante një risi për tregun shqiptar. /PCWorld Albanian

Tags >

Baboon
Lajmet e fundit>