Lajmet

Balance për iPhone visualizon se sa kohë jeni duke punuar

Aug 31 2014
0 Shpërndarje
Balance për iPhone visualizon se sa kohë jeni duke punuar

j9tn9oinkwbwgnb3jdsgiPhone: Baraspeshimi i jetës dhe i punës është një pjesë e rëndësishme e një jetese të shëndetshme, por nganjëherë është e vështirë të dihet se sa kohë jeni duke kaluar në punë. Balance përdor të dhënat nga aplikacioni Moves për të visualizuar se ku jeni duke e kaluar kohën tuaj.

Balance merr të dhëna nga ky aplikacion që bën ndjekjen e veprimtarive tuaja, e pas e kthen atë në një tabelë. Ju mund të shihni se sa kohë jeni duke kaluar në shtëpi, punë, transport dhe çdo gjë tjetër në çast. Balance shfaq për ju të dhëna për një ditë ose për një muaj të tërë. Juve do të ju duhet që ta keni të instaluar aplikacionin Moves dhe ta lini të hapur për të përdorur aplikacionin Balance, por nëse jeni të interesuar në një pamje se si jeni duke e kaluar kohën, Balance i shfaq ato të dhëna në një formë të këndshme. Balance është falas për iOS dhe mund të shkarkohet nga kjo lidhje. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>