Lajmet

Balkan Venture, forumi më i madh i investimeve në rajon, vjen në Tiranë më 14 dhe 15 nëntor

Nov 6 2013
0 Shpërndarje
Balkan Venture, forumi më i madh i investimeve në rajon, vjen në Tiranë më 14 dhe 15 nëntor

cropped-logo-BkVF-Tirana-mediumBalkan Venture Forum, i cili shënon edicionin e tij të katërt, do të mbahet më datën 14 dhe 15 nëntor 2013 në ambientet e hotel Sheraton Tirana.

Tre forumet e para janë mbajtur në Shkup, Beograd dhe Sofie dhe në to kanë marrë pjesë mbi 60 investitorë ndërkombëtarë, mbi 1200 pjesëmarrës, përfshi sipërmarrës, mentorë, zyrtarë qeveritarë si dhe përfaqësues të bizneseve.

Balkan Venture Forum (BkVF) është forumi më i madh i investimeve në Evropën Jug-Perëndimore, i cili sjell së bashku në një eveniment të përbashkët sipërmarrësit më të njohur të rajonit, kompanitë startup, investitorët e huaj etj.

Qëllimi i BkVF është të nxjerrë në pah dhe të vlerësojë sipërmarrjen, të përmirësojë gatishmërinë e investitorëve, të lehtësojë aksesin e financimit, të promovojë komercializimin e ideve inovative si dhe të mbështesë zhvillimin e kompanive startup. BkVF ofron një mundësi mjaft të mirë për kompanitë startup për të marrë pjesë në një konkurs të veçantë para jurisë që përbëhet nga ekspertë të huaj.

Axhenda e këtij viti do të jetë e larmishme gjatë dy ditëve të organizimit. Seksionet e prezantimit do t’i japin startin kryesor forumit ndërsa panelet e diskutimit do të bashkojnë investitorë lokalë dhe ndërkombëtarë, sipërmarrës të suksesshëm, mentorë dhe ligjvënës, të cilët do të debatojnë mbi trendet dhe mundësitë e fundit në fushën e investimeve.

Gjithashtu, do të organizohet edhe një konkurs mes kompanive në të cilin do të marrin pjesë mbi 30 sipërmarrës të suksesshëm nga Shqipëria dhe rajoni, të cilët do të kenë mundësi të paraqesin idetë e tyre të biznesit tek juria e përbërë nga mentorë dhe investitorë të huaj. 25% e tyre do të përzgjidhen nga juria për të marrë pjesë në European Venture Summit, ku mund të konkurrojnë me mbi 100 kompani startup nga gjithë Evropa.

Për t’u regjistruar në forumin Balkan Venture, vizitoni www.balkanventureforum.org/book‐tickets/

(PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>