Lajmet

Ballmer i Microsoft: Office nuk është i nevojshëm për iOS

Feb 4 2013
0 Shpërndarje
Ballmer i Microsoft: Office nuk është i nevojshëm për iOS

office for iosDrejtori Ekzekutiv i Microsoft, Steve Ballmer, ka thënë që nuk është e nevojshme që të ofrohen versione app të Office si sepse përdoruesit mund t’a aksesojnë atë nëpërmjet shfletuesit.

Ai i referohet kërkesave rastësore per Office (që mundëson një PC të përdorë Office nëpërmjet internetit edhe pa patur të instaluar Word, Excel ose PowerPoint).

Përdoruesit e Mac-ut tashmë duhet të mbështeten në versionet bazike të aplikacioneve për web të Microsfot (Word, Excel dhe PowerPoint) që janë në dispozicion në SkyDrive që nga viti 2011.

Këto aplikacione bazike ju mundësojnë që të krijoni dhe ndryshoni në Word, Excel dhe PowerPoint duke përdorur versionet e bazuara në web të atyre aplikacioneve, por aplikacionet për web nuk janë me elemetët e plotë si versionet për desktop.

Ballmer tha për Bloomberg Business Week: “Ne jemi të lumtur me produktin që kemi hedhur në treg. Ka kuptim për pajisjet si Mac dhe PC. Ne kemi një produkt që mendojmë që ia vlen, kemi gjithmonë një rrugë për përdoruesit që të futen në Office përmjet shfletuesit, që është shumë e rëndësishme. Dhe ne do të shohim se çfarë kemi në të ardhmen.” (PC World Albanian)

Tags >

iOSoffice
Lajmet e fundit>