Lajmet

Ballmer: India është çelësi i suksesit të Windows 8

May 29 2012
0 Shpërndarje
Ballmer: India është çelësi i suksesit të Windows 8

Javën e shkuar, Microsoft mbajti një konferencë për teknologji ku u diskutua për rrugëtimin e produkteve të Microsoft.

Kjo kompani bëri të ditur se planifikon zhvillimin e infrastrukturës së TIK në cloud në Indi. Gjatë ngjarjes, të pranishmit u përshëndetën me një porosi nga CEO i Microsoft, Steve Ballmer, ku ai foli rreth asaj se si India do të luaj një rol kyç në suksesin e Windows 8. Ballmer deklaroi, “India është një fortesë e jashtëzakonshme e zhvillimit softuerik.”

Ai shtoi se, “Baza e talentit është shumë e pasur dhe e pabesueshme dhe sigurisht nxit komunitetin e zhvilluesve në Indi.”

Windows 7 ka qenë një sukses i madh dhe Microsoft shpreson se edhe Windows 8 do të ndjekë të njëjtin trend në Indi. Në vitin 2010, vetëm një vit pas lansimit të Windows 7,  mbi 7,000 biznese kishin filluar përdorimin e këtij sistemi operativ dhe, sipas një studimi të bërë nga Shoqata CIO në Indi, rreth 80 përqind planifikonin që ta vendosnin atë në vitin 2011. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>