Intervista

Ballmer: Microsoft konkurrent i fortë i Apple

Jul 11 2012
0 Shpërndarje
Ballmer: Microsoft konkurrent i fortë i Apple

Shefi ekzekutiv i ndërmarrjes Microsoft, Steve Ballmer, ka premtuar që prodhuesi softuerik do të vazhdojë të garojë kundër Apple.

Duke vënë rrotull kujtimet e betejës së ashpër mes Mac dhe PC gjatë viteve 90, Ballmer ka folur për përparësitë e ndërmarrjes në Konferencën e Bashkëpunëtorëve Mbarëbotëror të Microsoftit gjatë kësaj jave. Duke folur për CRN-në, Ballmer thotë “ne jemi duke provuar që absolutisht ta qartësojmë se ne nuk do të lëmë ndonjë hapësirë të pambuluar për Apple.”

Microsoft është për momentin duke e përgatitur Windows Phone 8, Windows 8 dhe një Xbox të ri për konsumatorët, dhe Ballmer thotë që nuk do të lejoj ndonjë pjesë të jetë e zënë nga Apple. “Jo cloudin e konsumatorëve. Jo inovacionin harduer-softuer. Ne nuk do të lëmë ndonjërën nga këto në dorë të Apple. Kjo nuk do të ndodhë. Jo në vrojtimin tonë.”

Komentet e tij pasojnë një artikull Vanity Fair nga java e kaluar që kishte të bënte me vendimet e përziera të menaxhmentit të ndërmarrjes Microsoft, dhe një vendim nga ndërmarrja për të blerë aQuantive për 6.2 miliardë dollarë. “Ne kemi përparësitë tona në produktivitet,” thotë Ballmer, duke diskutuar menaxhimin dhe mbështetjen e ndërmarrjes. “Ne kemi përparësitë tona në kohën kur ju futeni në infrastrukturën e serverit në ndërmarrje.

Ballmer gjatë intervistës poashtu flet edhe për mundësinë që Microsoft të prodhojë smartfonin e vet.

Duke e përshkruar tabletin Surface si qendrën e përqendrimit të ndërmarrjes, Ballmer thotë që “ne do të shohim se çfarë do të ndodhë” dhe që ndërmarrja ka “bashkëpunim të mirë me Nokian, HTC-në në hapësirën telefonike. Ne do të përqendrohemi në Surface dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tabletit Windows 8 dhe të shohim nëse ne mund të bëjmë diçka më shumë edhe rreth smartfonëve.” (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>