Analiza

Ballmer: Microsoft ndërtoi më tepër Surface RT se ç’duhej

Jul 28 2013
0 Shpërndarje
Ballmer: Microsoft ndërtoi më tepër Surface RT se ç’duhej

Shefi ekzekutiv i Microsoft-it Steve Ballmer ka pranuar se kompania ka ndërtuar më tepër Surface RT se sa duhej të kishte ndërtuar realisht.

Për më tepër, ai ka pranuar se shitjet e Windows-it nuk kanë qenë aq të mira sa pritej.

Gjatë javës së kaluar, Ballmer dhe COO Kevin Turner folën mbi humbjen e fundit prej 900 milionë dollarë që i shkaktoi Surface RT kompanisë. Ndër arsyet për këtë u përmendën shitjet e dobëta dhe rezervat e tepërta.

“Kemi ndërtuar pak më shumë pajisje nga sa mund të shisnim,” tha Ballmer, duke iu referuar shitjeve të Surface RT. Ai shtoi se ulja e çmimit me 30% që është bërë kohët e fundit synonte të përmirësonte shitjet.

Por mesa duket ky nuk është i vetmi lajm i keq për Microsoft-in. Ballmer konfirmoi gjithashtu se shitjet e Windows 8 nuk kanë arritur pika të larta që prej lançimit të sistemit operativ. “Nuk po shesim aq pajisje Windows sa do të dëshironim,” shtoi ekzekutivi, duke iu referuar telefonëve, tabletëve dhe PC-ve.

Megjithatë, The Verge raporton se kompania po teston tabletë të rinj Surface. Shumë analistë besojnë se gjigandët e Redmondit po testojnë aktualisht tabletë me procesorë Qualcomm Snapdragon 800. (PCWorld Albanian)

Steve Ballmer

Lajmet e fundit>