Lajmet

Ballmer: Windows 8 do të sjellë ‘Rilindjen’ e Microsoft

May 24 2012
0 Shpërndarje
Ballmer: Windows 8 do të sjellë ‘Rilindjen’ e Microsoft

Shefi ekzekutiv i Microsoft-it, Steve Ballmer thotë se Windows 8 do të përfaqësoj “fillimin e rilindjes” së sistemit operativ të Microsoft.

Siç transmeton agjensia e lajmeve AFP, Ballmer parashikon që deri vitin e ardhshëm, Windows 8 do të ketë rreth 500 milionë shfrytëzues.

Duke e quajtur Windows 8 “si pjesën më të rëndësishme që kemi bërë,” Ballmer thotë se zhvillimi i hapësirës kompjuterike cloud do të kontrollohet nga disa platforma kryesore, përfshirë Windows, Apple, dhe “disa forma të Linux”- një referim ky për Android.

Versioni i ri i sistemit operativ Windows 8 Consumer Preview tani është i gatshëm për shkarkim, dhe versioni tjetër i përmirësuar “Release Preview” pritet të lansohet në fillim të muajit të ardhshëm.

Windows 8 do të shitet kryesisht në tregun e desktopëve dhe laptopëve tradicional, dhe shumica e kompjuterëve Windows do të vijnë me këtë sistem operativ.

Hapësira e tabletëve, aktualisht e dominuar nga iPad i Apple, është një rrëfim krejt tjetër. Redmond ka paragjykuar shumë keq kërkesën e konsumatorëve për tabletë, dhe tani është duke u përpjekur shumë që të marrë një pjesë të tregut.

Por sidoqoftë, nëse Windows 8 mbushë premtimin si sistem operativ mobil, ai megjithatë shumë shpejt mund të bëhet një lojtar i rëndësishëm në tregun e tabletëve. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>