Biznes

Banka Britanike Lloyds ndalon blerjen e Bitcoin përmes kartave të kreditit

Feb 5 2018
0 Shpërndarje
Kompania do të bllokojë çdo përpjekje për të blerë bitcoin duke filluar nga dita e Hëne, por monedhat dixhitale do të blihen me karta debiti raportoi Telegraph. Banka Britanike Lloyds ndalon blerjen e Bitcoin përmes kartave të kreditit

Grupi Lloyds Banking tha ditën e Dielë se do të bllokojë blerjen e bitcoin dhe monedhave të tjera kriptografike përmes kartave të saj të kreditit.

“Llodys Bank, Bank of Scotland, Halifax dhe MBNA nuk do të pranojnë transaksione në karta krediti për blerjen e monedhave kriptografike,” tha një zëdhënës i kompanisë.

Kompania do të bllokojë çdo përpjekje për të blerë bitcoin duke filluar nga dita e Hëne, por monedhat dixhitale do të blihen me karta debiti raportoi Telegraph.

Sipas gazetas bllokimi do të realizohet përmes një liste të zezë e cila etiketon shitësit e monedhave.

Kompania frikësohet se konsumatorët do të blejnë bitcoin me karta kreditit për të fituar dhe nëse çmimi i monedhës bjen ato do të zhyten më tej në borxhe.

Kryeministrja Britanike Teresa Mej ka thënë se Britani duhet ti marrë seriozisht monedhat kriptografike për mënyrën sesi po përdoren nga kriminelët. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>