Lajmet

Banka e Amerikës fajëson bashkëpunëtorin për vjedhjet e të dhënave nga hakerët

Mar 4 2013
0 Shpërndarje
Banka e Amerikës fajëson bashkëpunëtorin për vjedhjet e të dhënave nga hakerët

Një grup që e quan veten si: “Agjencia për Inteligjencë e Anonymous: Par: AnoIA” lëshoi të dhëna në sasi prej 14 GB për të cilat thotë se i përkasin Bankës së Amerikës dhe organizatave të tjera si Thomson Reuters, Bloomberg dhe TEKsystems.

Ndërsa Banka e Amerikës për këtë fajëson një ndërmarrje tjetër partnere që zbuloi e-mailat e brendshëm që kanë të bëjnë me grupet e hakerëve, duke përfshirë Anonymous.

E-mailat e përfshira në këtë zbulim tregojnë që TEKsystems ishte një kontraktues që punonte për Bankën e Amerikës, me detyrën për vëzhgim publik të veprimtarisë së rrjeteve të hakerëve të mundshëm që do të mund të sulmonin këtë bankë.

Banka e Amerikës ka deklaruar se sistemet e veta nuk ishin kompromentuar

Në një deklaratë, Banka e Amerikës nuk pranoi që ishte duke punuar me TEKsystems, që është një ndërmarrje këshilluese për IT, që është pjesë e Allegis Group, por tha që burimi i të dhënave erdhi nga një palë e tretë. Banka e Amerikës tha që sistemet e veta nuk ishin kompromentuar.

ProCredit Bank me shërbim të ri për blerjet në internet

“Në këtë rast, një ndërmarrje e palës së tretë ishte kompromentuar,” thuhet në deklaratën e bërë gjatë javës së kaluar nga Banka e Amerikës. “Kjo ndërmarrje ishte duke punuar në një program pilot për vëzhgim publik të informacionit që ishte në dispozicion për të identifikuar kërcënimet në sigurinë e informacionit.” Zyrtarët nga TEKsystems dhe Allegis Group nuk reaguan menjëherë.

PTK dhe Raiffeisen Bank në bashkëpunim për produktin SMS TOP UP

Në një lajm, Par:AnoIA tha që të dhënat vinin nga një server jo i sigurt në Tel Aviv. “Burimi i këtij lëshimi ka konfirmuar që të dhënat nuk ishin fituar nga një sulm, por sepse ishin ruajtur në një server të keq-konfiguruar dhe në fakt të hapur për rrëmbime,” tha grupi. (PCWorld Albanian)

BofA Chief Moynihan Says Lender Is 'Again A Growth Company'

Tags >

haker
Lajmet e fundit>