Blog

Banka e Spanjës pre e një sulmi kibernetik

Aug 27 2018
0 Shpërndarje
Bëhet fjalë për një sulm DdoS i cili nuk ka efekt mbi funksionimin normal të Bankës Banka e Spanjës pre e një sulmi kibernetik

Uebsajti i Bankës së Spanjës ra pre e një sulmi kibernetik i cili bllokoi për disa orë aksesin në sajt tha një zëdhënës i bankës qendrore.

Zëdhënësi tha se sulmi nuk ka pasur efekt mbi shërbimet bankare apo sistemin e saj të komunikimit me Bankën Qendrore Evropian dhe institucionet e tjera.

Ai hodhi poshtë mundësinë e vjedhjes së të dhënave.

“Bëhet fjalë për një sulm DdoS i cili nuk ka efekt mbi funksionimin normal të Bankës,” tha zëdhënësi.

Sulmet DDoS janë një kategori sulmesh ku organizatori i tij bllokon aksesin në një rrjet për përdoruesit e tjerë duke e mbingarkuar me trafikat objektivin. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>