Biznes

Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim ka shfaqur interes për blerjen e 35 % të aksioneve të PTK-së

Apr 13 2015
0 Shpërndarje
Banka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim ka shfaqur interes për blerjen e 35 % të aksioneve të PTK-së

logo EBRD_2NcFAqFnHBanka Europiane për Ndërtim dhe Zhvillim (EBRD) ka shfaqur interesin e saj në privatizimin e telekomim shtetëror të Postës dhe Telekomit të Kosovës (PTK). Ky informacion vjen në një moment kyç ku vetë Prishtina Zyrtare ka mohur çdo privatizim të mundshëm gjersa vlera dhe performanca e PTK-së të rritet. Kosovo Press shkruante se EBRD po përpiqet të blejë 30 % të aksioneve në operatorin shtetëror, shumë më pak se 75 % që ofron qeveria e Kosovës.

Deri tani ka dështuar dyherë proçedurat e privatizimit të PTK-së, ndërsa Ministri i Ekonomisë, Bilerand Stavileci pohoi se kishte marrë një letër nga EBRD por që akoma nuk ka diçka zyrtare dhe konkrete. Nga ana tjetër, një zëdhënës i PTK-së komentoi mbi këto informacione duke thënë se telekomi i Kosovës aktualisht më shumë ka nevojë për mbështetje teknike dhe profesionale sesa financiare. (PCWorld Albanian)

Tags >

ptk
Lajmet e fundit>