Lajmet

Banka Qendrore e Greqisë rrëzon pretendimet se janë hakuar nga Anonymous

Sep 27 2017
0 Shpërndarje
Lidhja e paraqitur fillimisht nuk funksiononte. Banka tha se lidhja përmbante informacion të disponueshëm për të gjithë në uebsajtin e saj. Banka Qendrore e Greqisë rrëzon pretendimet se janë hakuar nga Anonymous

Banka Qendrore Greeke hodhi poshtë pretendimet e grupit të hakerave Anonymous ditën e sotme se kishin aksesuar të dhëna konfidenciale duke thënë se materiale për të cilat pretendon grupi janë publike për të gjithë.

Anonymous u përgjigj duke thënë se thjesht kishte testuar mbrojtjen kibernetike të Bankës dhe ishte tërhequr nga sulmi.

Ditën e Marte në faqen e Anonymous Greece në Facebook u publikua një lidhje e cila thoshte se grupi kishte shtënë në duar të dhëna të Bankës Qendrore të cilat do të publikoheshin në ditët në vijim.

Lidhja e paraqitur fillimisht nuk funksiononte. Banka tha se lidhja përmbante informacion të disponueshëm për të gjithë në uebsajtin e saj.

Pretendimet se Banka e Greqisë është hakuar, janë plotësisht të pabaza,” tha institucioni i lartë financiar.

Anonymous sulmoi Bankën e Greqisë për herë të parë në Pranverën e këtij viti duke premtuar se fushata e saj ende nuk ka mbaruar.

“Ajo që ndodhi me Bankën e Greqisë ishte thjeshtë një test, jo një sulm i vërtetë. Ishte një paralajmërim sepse më e keqja ende ska ardhur,” tha Anonymous.

Banka e Greqisë refuzoi kërcënimet e Anonymous duke thënë: “Zbulimet e 1,217 skedarëve të cilët përmbanin vendime administrative dhe prezantime në konferenca të ndryshme, nuk janë gjë tjetër vetëm se informacion publik përmes uebsajtit të bankës.”

Vitin e kaluar Anonymous kërcënoi qeverinë Shqiptare. Në Korrik të këtij viti ata sulmuan faqen e Policisë së Shtetit. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>