Blog

Banka Qendrore e Rusisë shpall të jashtëligjshme bursat e këmbimit të monedhave virtuale

Oct 10 2017
0 Shpërndarje
Megjithatë ai paralajmëroi se monedhat virtuale mund të transformohen gradualisht në një aset të pasurish më shumë sesa një formë pagese. Banka Qendrore e Rusisë shpall të jashtëligjshme bursat e këmbimit të monedhave virtuale

Rusia do të bllokojë uebsajtet e bursave të cilat ofrojnë monedha virtual si Bitcoin, bëri të ditur Guvernatori i Bankës Qendrore Ruse Sergei Shvetsov ditën e Marte.

Ai i quajtur monedhat virtuale një aset i dyshimtë. Autoritetet financiare Ruse në fillim trajtonte çdo monedhë tjetër të hedhur në qarkullim nga një entitet tjetër përveç bankës qendre ilegale.

Më pas ata pranuan rritjen e bujshme të tregut të monedhave virtuale por kërkonin kontroll dhe kufizime mbi to.

“Ne nuk mund të heshtim. Nuk kemi për të lejuar aksesin në instrumente të dyshimta për investitorët,” tha Shvetsov.

Duke folur në një konferencë financiare, Shvetsov tha se banka qendrore sheh rritje të interesit në monedhat virtuale duke qenë se fitimet janë shumë më të larta.

Megjithatë ai paralajmëroi se monedhat virtuale mund të transformohen gradualisht në një aset të pasurish më shumë sesa një formë pagese.

Bitcoin, monedha virtuale shumë e njohur e cila u shfaq në mesin e 2010-ës, së fundi tregtohej me 4,807 dollar nga 1 dollar që ishte vlera e saj në fillimet.

Autoritetet Ruse thanë në fillim të këtij viti se do të rregullonin përdorimin e monedhave virtuale për qytetarët Rusë dhe kompanitë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>