Biznes

Banka Zvicerane bëhet e para që ofron llogari biznesi kompanive me asete kriptografike

Jun 7 2018
0 Shpërndarje
Hypothekarbank do të tregohet vigjilente në përzgjedhjen e konsumatorëve të rinj dhe deri tani ka pranuar vetëm dy kompani nga industria. Banka Zvicerane bëhet e para që ofron llogari biznesi kompanive me asete kriptografike

Hypothekarbank Lenzburg është bërë banka e parë në Zvicër e cila do tu ofrojë llogari biznesi kompanive të teknologjisë blockchain dhe kriptomonedhave.

Ndërsa Banka Falcon Private është e para që ofron shërbime për menaxhimin e aseteve kriptografike, Hypothekarbank është e para që ofron llogari biznesi.

Banka tha se kishte informuar autoritetet Zvicerane përpara se të fillonte këtë bashkëpunim me startupet kriptografike dhe se ishte në dijeni të praktikave të jashtëligjshme në këtë industri.

Hypothekarbank do të tregohet vigjilente në përzgjedhjen e konsumatorëve të rinj dhe deri tani ka pranuar vetëm dy kompani nga industria.

Përpara se të pranojë një klient të ri, banka kryen hetimet e duhura.

Zvicra është shndërruar në një qendër globale të industrisë së monedhave kriptografike ndërsa qyteti Zug referohet edhe si “Crypto Valley.” /CryptoWorld.al

Lajmet e fundit>