Siguri

Banka e Amerikës bllokon transaksionet për WikiLeaks

Dec 18 2010
0 Shpërndarje
Banka e Amerikës bllokon transaksionet për WikiLeaks

“Banka e Amerikës i bashkohet veprimeve të mëhershme të lajmëruara më parë nga MasterCard, PayPal, VisaEurope dhe të tjerë që nuk do të bëjnë më të mundshme bartjen e parave që nisen për WikiLeaks-in”, tha Charlotte që është selia e bankës në një deklaratë të premten në mbrëmje, raportoi the Macon(Ga. Telegraph).

“Ky vendim është i mbështetur në arsyet tona të forta që WikiLeaks-i duhet të jetë duke u angazhuar në  veprime që janë në mesin e gjërave tjera, në kundërshtim me rregullat tona të brendshme për pagesa,”
Ndërmarrjet që janë përpjekur të pengojnë WikiLeaks-in janë sulmuar nga hakerë që mbështesin rrjetin kundër fshehtësive.

Është përfolur se Banka e Amerikës do të jetë si cak i ardhshëm i WikiLeaks-it. Udhëheqësi Julian Assange tha për revistën Forbes vitin e kaluar se ai planifikoi për të lëshuar informacionet për një bankë të rëndësishme dhe se ai kishte në pronësi diskun e udhëheqësisë së Bankës së Amerikës.

Banka tha se “s’ka dëshmi” në lidhje me këtë dhe nuk pranoi të thoshte diçka në lidhje me sulmimet e mundshme që mund t’i merrte nga hakerët pas largimit të bashkëpunimit me WikiLeaks-in. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>