Analiza

Bankat, distributorët, Kina, të gjithë i kanë kthyer shpinën Bitcoin

Feb 6 2018
0 Shpërndarje
Visa i dha fund marrëveshjes me ofruesin e kartave të kreditit për monedhat kriptografike WaveCrest me arsyesimin se ky i fundit nuk ka vepruar sipas rregullave. Bankat, distributorët, Kina, të gjithë i kanë kthyer shpinën Bitcoin

Bitcoin po refuzohet ngado. Sikur të ishte një kompani tashmë do të kishte nevojë për një firmë konsulence. Mbreti i monedhave kriptografike ka rënë me 41% në katër javë. Si rezultat, vlera e tregut e të gjitha monedhave kriptografike ka rënë me 50% sipas të dhënave të CoinMarketCap.com.

Por pse të gjithë po i kthejnë shpinën? Raportohet se autoritetet Kineze kanë bllokuar aksesin e investitorëve në bursat e monedhave kriptografike në mbarë botën dhe jo vetëm në Kinë.

Në Janar sistemi i pagesave Stripe tha se nuk do të pranonte bitcoin si formë pagese. Të paktën katër operatorë të tjerë e-commerce thanë se nuk do të pranonin më bitcoin përfshirë Microsoft.

Ditën e Dielë Grupi Bankar Lloyds ju bashkua korit të bankave Amerikane duke bllokuar blerjen e bitcoin dhe monedhave kriptografike me kartat e kreditit.

Bitcoin do të bjerë deri në 2,500 dollarë, e madje edhe mëposhtë shprehen analistët.

Banka e Amerikës, Citigroup, JPMorgan, Capital One dhe Discover kanë ndaluar blerjen e monedhave kriptografike.

Banka të tjera pritet ti bashkohen kësaj nisme. Kjo do të detyronte blerësit të ndryshonin kartat e kreditit ose të rrezikonin me çeqet.

Ndërsa bankat e mëdha po refuzojnë bitcoin, shqetësimet janë shtuar së tepërmi. Të rinjtë që kanë hyrë në këtë treg, vetëm sa kanë humbur para dhe historia ka ndryshuar si para 5 viteve. Atëherë bitcoin këmbehej me 15 dollarë ndërsa në Dhjetor të 2017-ës me 20,000 dollarë.

Visa i dha fund marrëveshjes me ofruesin e kartave të kreditit për monedhat kriptografike WaveCrest me arsyetimin se ky i fundit nuk ka vepruar sipas rregullave.

Bankat e mëdha kanë qenë që në krye të herës kundër bitcoin nga frika se mund të rrëzonte modelet e tyre të biznesit. Institucionet financiare sapo kanë filluar të kapen pas konceptit të blockchain, teknologjisë së regjistrave që vë në jetë bitcoin.

Në Londër disa kredidhënës kanë filluar të refuzojnë aplikimet hipotekore të klientëve që kanë vënë kapital në monedha kriptografike. Ata nuk duan të rrezikojnë.

Ndërsa distributorët po tërhiqen nga bitcoin dhe bankat ndalojnë blerjet me kartat e kreditit, tregu i monedhave kriptografike po tkurret ndjeshëm. Më pak kërkesë, çmime më të ulëta të bitcoin.

Tregu investues në këtë monedhë i gjithi mbështetet nga investitorët në fushën e distribucionit të shërbimeve dhe produkteve në Kinë, Singapor, Japoni dhe Korenë e Jugut.

Çfarë diference vetëm një muaj ka bërë. 10 monedhat më të mëdha kriptografike janë zhytur të gjitha pas pesimizmit të nxitur nga rënia e bitcoin.

Me Kinën që vijon sulmet, me Indinë që i shpall luftë, me distributorët që refuzojnë tani e tutje pagesat në bitcoin dhe me karta kreditit që nuk mund të blejnë më të këtilla monedha, erërat kanë filluar të fryjnë fuqishëm kundër monedhës kriptografike më të madhe në botë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>