Lajmet

Bankat janë vendet më të shpeshta të sulmeve kibernetike

Nov 4 2012
0 Shpërndarje
Bankat janë vendet më të shpeshta të sulmeve kibernetike

Shefja e sigurisë kombëtare amerikane, Janet Napolitano, thotë që institucionet më të mëdha financiare amerikane janë në mënyrë aktive nën sulm, nga kriminelët kibernetikë.

Ekspertët thotë që tashmë është një trend rritja e shpenzimeve për siguri nga bankat. Napolitano tregoi për pjesëmarrësit në një ngjarje të mbajtur për sigurinë kibernetike nga The Washington Post që sulmuesit janë duke vjedhur informacione dhe para, por refuzoi që të japë hollësi.

“Që tani, institucionet financiare janë aktivisht nën sulm. Ne e dimë këtë. Ne nuk jemi duke iu dhënë juve ndonjë informacion të klasifikuar”,- tha Napolitano. “Unë do të them se kjo ka përfshirë disa nga institucionet më të mëdha të kombit tonë. Ne gjithashtu kemi pasur bursa të sulmuara gjatë viteve të kaluara, kështu që ne e dimë, ato janë dobësi”.

Komentet e Napolitanos vijnë rreth një muaji pas një serie të sulmeve DDoS, duke përfshirë sulmet kundër PNC Bank, Wells Fargo, U.S. Bank, Bank of America, JPMorgan Chase, SunTrust Banks dhe Capital One Financial.

Bankat në mbarë botën shpenzojnë shuma të mëdha parash për sigurinë

DDoS është vetëm një lloj i sulmeve me të cilat duhet të merren bankat. Hakerët po ashtu janë duke vjedhur kredenciale të konsumatorëve përgjatë maluerëve të instaluar në telefona mobilë dhe PC në sulmet phishing.

Sipas analistit të IDC-së, Michael Versace, mbrojtja kundër sulmeve kibernetike arrin një shifër prej 25 miliardë dollarë që bankat në mbarë botën i shpenzojnë çdo vit në teknologjinë e sigurisë, tha Versace. IDC vlerësoi që institucionet financiare mesatarisht shpenzojnë mes 7-9% më tepër në siguri çdo vit.

Bankat në fakt kanë arritur që të ulin sasinë e të dhënave të vjedhura. Sipas raportit të fundit hetues për keq shfrytëzim të të dhënave, vitin e kaluar, industria financiare dhe e sigurisë kishte 10% të të dhënave të vjedhura si pasojë e të metave në siguri, në krahasim me 22% sa ishte në vitin 2010.

Në vitin 2011, 174 milionë kapje ishin kryer përgjatë industrive në 855 incidente. Problemi i sigurisë së bankave shkon përtej sulmeve kibernetike. FBI-ja në San Diego lajmëroi më 26 tetor arrestimin e 14 njerëzve të dyshuar për vjedhjen e 1 milionë dollarëve duke e shfrytëzuar një dobësi në protokollin për sigurinë e transaksioneve elektronike. (PC World Albanian)

Tags >

haker
Lajmet e fundit>