Lajmet

Bankat kryesorë janë gati të sjellin aplikacionet e tyre të pagesave mobile

Oct 31 2014
0 Shpërndarje
Bankat kryesorë janë gati të sjellin aplikacionet e tyre të pagesave mobile

credit_cards_stock_photo-100368939-largeDisa banka ndërkombëtare kanë në plan të lançojnë aplikacionet e pagesave të tyre mobile vitin e ardhshëm.

Bankat do të bëhen konkurrentët kryesorë të prodhuesve kryesor të pajisjeve Apple dhe Google, sepse kompani të cilat tashmë janë duke hedhur në treg portofolët dixhitalë të tyre, banka tashmë kanë krijuar një marrëdhënie me konsumatorët dhe e dinë mënyrën e shpenzimit të parave.

“Bankat në të gjithë botën po punojnë në këtë gjë” – tha James Anderson, Zv President i MasterCard. Anderson nuk përmendi asnjë bankë, por tha se MasterCard është në bisedime me ta për të shtuar aftësitë e pagesave online në aplikacione ekzistuese të miliona konsumatorëve. Mënyra që mendohet se të përdoret do të realizohet përmes një teknologjie e cila u prezantua në Android KitKat 4.4 duke lejuar disa aplikacione të integrojnë një element sigurie të cipeve ngjashëm ne disa banka dhe iPhone 6. Duke përdorur këtë softuer do të thotë një përdorshmëri e gjerë në telefonët tanë pa pasur nevojë për një çip të dedikuar.

Tregu i pagesave mobile ka qëndruar i “heshtur” kohët e fundit. Google Wallet dhe Softcard janë tashmë pjesë e këtij tregu, por që interesi i konsumatorëve ndaj këtyre shërbimeve duket i ulët. Por kjo ndryshoi me lançimin e Apple Pay më 20 tetor. Pothuaj 1 milion karta janë aktivizuar me këtë shërbim dhe adoptuesit e hershëm kanë shfaqur mbresat e tyre rreth lehtësisë së përdorimit teksa përdoruesit thjesht të mbajnë gishtin e tyre mbi skanerin tek iPhone 6 dhe ti afrohen një terminali për të kryer pagesën. (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>