Lajmet

Bankat Kosovare ende të “paprekura” nga Nokia RH 1100

Aug 23 2010
0 Shpërndarje
Bankat Kosovare ende të “paprekura” nga Nokia RH 1100

Por kohëve të fundit përveç nxehjes së debateve për këtë celularë, kanë filluar të nxehen edhe mediat tona, të cilat në përgjithësi i shtyu të shkruajnë një portal kroat (24sata.hr) që kishte vetëm një shpjegim rreth 10 rreshta për këtë çështje, por në anën tjetër një medie e fuqishme si PCWorld Albanian dhe me licencë nga IDG, që mori mendime profesionale nga ekspertë të kësaj fushe, nuk mjaftoi për t’i bindur ato që të trajtojnë këtë problematikë me më shumë seriozitet.

Sot në ueb faqen e Gazetës Express (www.gazetaexpress.com) është një artikull interesant që trajton këtë temë. Sipas këtij artikulli (diçka të ngjashme kemi thënë ne para më se një muaji), thuhet se celularët Nokia 1100 RH-15, RH-16 dhe RH-17 (të prodhuar ekskluzivisht në Bochum të Gjermanisë) po shiten me mijëra euro në treg, dhe se shkaku për këtë është kapja e transaksioneve bankare dhe tërheqja e parave nga bankomati që mundëson ky celular. Megjithatë ky celularë nuk mundëson tërheqje parash nga bankomati për “lëshimi” në softuerin e tij, mundëson që të bëhet kapja e transaksioneve bankare në shtete tjera të botës, ku përdoret një teknologji konfirmimi me SMS në rast të ndonjë transaksioni bankar dhe më pas kur i kthehet SMS personit që po bënë transferin, në këtë rast supozohet se ky një haker i aftë me teknologjinë e duhur dhe me këtë celularë mund të ndërhyjë dhe të përvetësoj informata që do t’i mjaftojnë për ta zbrazur në zero llogarinë e dikujt që po bënë transaksionin.

Gjithashtu një hakerë i njohur nga grupi kosovar KHG, me pseudonimin boome3ang pati deklaruar për ne se ky celularë është e mundshme që të ketë një lëshim sigurie në softuer, që e bënë të pamundur vëzhgimin e tij nga ana e satelitëve, edhe pse as ai nuk ishte në gjendje të konfirmojë cila është arsyeja e vërtetë prapa këtij çmimi.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka ka thënë për Kosovapress se policia është në dijeni për dukurinë e kërkimit të telefonit Nokia 1100 – RH 15, 16 dhe 17, porse deri më tani nuk ka pasur ndonjë rast të regjistruar të ndërhyrjes në sistemin bankar të Kosovës. “Edhe Policia e Kosovës ka marrë informata se një lloj i veçantë i telefonit mobil Nokia është duke u shitur me një çmim më të lartë se sa që është çmimi aktual në treg. Në fakt ne nuk kemi asnjë rast të raportuar që mund të ndërlidhet, apo të ndërhyjë në sistemin bankar përmes këtij lloji të telefonit ose diçka tjetër e ngjashme”, ka thënë ai.

Zëdhënësi Beka tregon se gjatë kësaj kohe policia ka kontaktuar edhe zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), për të mësuar nëse ka pasur ndonjë ndërhyrje në sistemin bankar, porse edhe nga ta nuk është raportuar për një gjë të tillë.

“Ne kemi kontaktuar edhe me zyrtarët e Bankës Qendrore të Kosovës, mirëpo edhe nga ta kemi marrë përgjigjen e njëjtë se nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në sistemin bankar, ose diçka të ngjashme që mund të ndërlidhet me këtë tip të telefonave mobil”, theksoi Beka.

Kohë më parë PCWorld Albanian kontaktoi edhe me zyrtarë të kompanisë Nokia, me ç’rast Barbara Furchtegott, zëdhënëse për media pranë kësaj kompanie tha se Nokia është duke hetuar këto akuza që kanë të bëjnë me këto modele më të vjetra të prodhuara nga kompania në fjalë, por hodhi poshtë mundësinë që ky celularë të ketë një lëshim sigurie që do t’iu mundësonte hakerëve diçka të tillë siç po pretendohet në treg.

“Bazuar në hetimet tona, keqpërdorimi duket se kërkon disa kushte paraprake për t’u plotësuar, duke përfshirë një SIM kartelë të gjeneratës më të vjetër, pra pastaj një celularë më të vjetër dhe një numër të komponentëve të modifikuara harduerike dhe softuerike” deklaroi për PCWorld Albanian Barbara Furchtegott, zëdhënëse për media pranë kompanisë Nokia.

Por megjithatë ky celularë po vazhdon të kërkohet me të madhe në treg dhe çmimet për të shkojnë deri në mijëra euro, madje deri në 25.000 euro e më shumë. /pcworld.al

Lajmet e fundit>