Blog

Banorët e Chiasso-s në Zvicër mund të paguajnë taksat në Bitcoin

Sep 7 2017
0 Shpërndarje
Kjo komunë do të mbajë aktivitete të vazhdueshme dedikuar teknologjive premtuese siç është rasti i Blockchain duke filluar nga Tetori i 2017-ës. Banorët e Chiasso-s në Zvicër mund të paguajnë taksat në Bitcoin

Duke filluar nga Janari i 2018-ës, banorët e Komunës së Chiasso në Zvicër do të mund të paguajnë taksat në Bitcoin duke ndjekur shembullin e Komunës së Zug.

Lajmi erdhi ditën e sotme pas një deklarate të lëshuar nga Komuna e Chiasso-s. Ajo pritet të lërë pas rivalin Zug, njohur ndryshe edhe si Lugina e Kryptos, duke pranuar Bitcoin si formë pagese për taksat me vlerë deri në 250 franga, 50 franga më shumë sesa limiti i implementuar nga Zug.

Në deklaratën e lëshuar thuhet se kryetari i komunës është takuar me një grup sipërmarrësish lokal të cilët kanë zgjedhur Chiasso-n për bizneset e tyre.

Në mesin e këtyre sipërmarrësve ishin ekipi i Digital Identity, Natale Ferrara, Andrea Benetton dhe Paolo Barrai.

Gjithashtu Chiasso-s janë bashkuar edhe njerëz të njohur dhe kompani në industrinë e Blockchain përfshirë Eidoo, CryptoLab, dhe Giacomo Zucco.

“Në muajt e fundit, 8 startupe kanë përzgjedhur Chiasso për të ushtruar biznesin e tyre ndërsa kompani të tjera nga Evropa pritet ti bashkohen,” shprehej kryetari i Komunës.

Kjo komunë do të mbajë aktivitete të vazhdueshme dedikuar teknologjive premtuese siç është rasti i Blockchain duke filluar nga Tetori i 2017-ës. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>