Lajmet

BarCamp, për herë të parë në Prishtinë

Sep 24 2011
0 Shpërndarje
BarCamp, për herë të parë në Prishtinë

BarCamp i parë është fokusuar në ueb aplikacione dhe ishte i lidhur me teknologjitë open source, protokollet sociale dhe format e të dhënave të hapura. Formatet gjithashtu kanë qenë duke u përdorur nga një lloj temash tjera, duke përfshirë transportin publik, kujdesin shëndetësor dhe organizimin politik.

Ngjarja e parë e këtij lloji do të organizohet me 28 shtator edhe në Prishtinë, duke filluar nga ora 18:30 në ambientet e lokalit “Filikaqa”. Synimi i grupit që është duke organizuar për herë të parë një ngjarje të këtillë të mbështetur nga IPKO Foundation qëndron prapa krijimit të një komuniteti joformal që do të merret me mësimin e ndërsjelltë nga pjesëmarrësit në fusha të ndryshme. BarCamp Prishtina do të mundësojë prezantimin e ideve, inovacioneve dhe diskutimeve të hapura për çështje të ndryshme. 

Takimet do të jenë të hapura për të gjithë dhe do të organizohen çdo fundmuaj dhe tematika bazë e çdo takimi do të ketë natyrë tjetër. Nëse jeni të interesuar të kuptoni më shumë vizitoni faqen zyrtare në Facebook apo në Twitter

Ajo që dihet deri tani është se janë konfirmuar tre prezantues: Besfort Guri që do të prezantojë për hartat digjitale dhe përdorimi i tyre për çështje sociale, Milot Shala për zhvillimin e aplikacioneve mobile dhe Yll Rugova e Visar Arifaj nga Trembelat për Afarizmin si i ri në Kosovë. Megjithatë dihet se BarCamp nuk është tip konference dhe si e tillë mundëson hapësirë që të gjithë të prezantojnë e diskutojnë lirshëm. Prezantimet do të jenë joformale dhe diskutimi i lirë inkurajohet. /pcworldalbanian

Lajmet e fundit>