Lajmet

Barnatari: Intervistë me Shërbimin Publik të Vitit në Kosovë në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards

May 26 2017
0 Shpërndarje
Me lançimin e sistemit Barnatari janë digjitalizuar 81 procese të llojeve të ndryshme duke përfshirë lejet e importit, lejet e eksportit, licencat e veprimtarive dhe lejet e autorizimit të produkteve. Barnatari: Intervistë me Shërbimin Publik të Vitit në Kosovë në edicionin e pestë të Albanian ICT Awards Photo Source: ICT Awards

Barnatari është produkt i cili mundëson shërbimin online ndaj bizneseve farmaceutike që operojnë në Republikën e Kosovës. Bizneset me anë të këtij sistemi aplikojnë online për Lejet e Importit dhe Eksportit të Produkteve dhe Pajisjeve farmaceutike dhe licencim të veprimtarive.

Me lançimin e sistemit Barnatari janë digjitalizuar 81 procese të llojeve të ndryshme duke përfshirë lejet e importit, lejet e eksportit, licencat e veprimtarive dhe lejet e autorizimit të produkteve.

Janë digjitalizuar rreth 150 dokumente të llojeve të ndryshme. Janë proceduar mbi 7500 kërkesa për leje të importit, eksportit, licenca të veprimtarive dhe autorizime të produkteve. Janë realizuar rreth 8100 kërkesa për banderola me sasi të përgjithshme prej 19,836,728.00 copë.

Janë dhënë leje për importimin e rreth 63,595,244 produkteve dhe pajisjeve mjekësore. Janë dhënë leje për eksportimin e rreth 244,346 produkteve dhe pajisjeve mjekësore. Janë rreth 2500 llogari të shfrytëzuesve të jashtëm dhe rreth 40 llogari të shfrytëzuesve të brendshëm të aplikacionit.

Sistemi shumëgjuhësh operon në Shqip, Anglisht dhe Serbisht.

PCWA: Dixhitalizimi i Barnatari, çfarë do të thotë kjo për bizneset në Kosovë?

Ymer Llapashtica: Barnatari ka mundësuar që kërkesat e klientëve të kryhen nëpërmjet të ueb faqes duke eliminuar nevojën që klientët të vijnë në zyret e AKPPM-së së paku 5 herë për çdo aplikacion, gjë që në mënyrë të dukshme ka zvogëluar humbjet në kohë dhe resurse të aplikuesit. Sistemi është me i shpejtë, më i saktë dhe tërësisht transparent; klientët në mënyrë dixhitale janë të informuar se në cilin stat të procesit ndodhet kërkesa e tyre – mjafton të kyqen në llogarinë e tyre në sistemin online “Barnatari”. Poashtu dixhitalizimi parandalon shtypjen e dokumenteve fizike.

PCWA: Cili ka qenë qëllimi i implementimit të një projekti të tillë?

Ymer Llapashtica: Siq përmendëm më sipër: transparenca, shpejtimi i proceseve, zvogëlimi i shpenzimeve të klientëve dhe agjencisë dhe rritja e saktësisë së punës.

PCWA: Cilat janë përfitimet e bizneseve, por të shqiptarëve të Kosovës?

Bizneset tani i kryjnë punët më shpejtë dhe më shpenzime më të vogla. Me eliminim e shtypjes së letrave ne poashtu mbrojmë edhe natyrën. Hapi i ardhshëm që është në zhvilim e sipër është mundësimi i qytetarëve të kontrollojnë origjinën e çdo bari që marrin duke futur në sistem numrin e banderollës së barit që kanë marrë. Në këtë mënyrë ata mund të informohen për saktësinë e barit që kanë marrë, importuesin, datën e importit skadencën etj.

PCWA: Cilat janë disa prej proceseve që dixhitalizohen?

Ymer Llapashtica: Disa prej proceseve të dixhitalizuara janë:

  • Të gjitha autorizimet e barnave për marketing në tregun e Kosovës kryhen online nëpërmjet të sistemit Barnatari
  • Lejet për operim në Republikën e Kosovës si:
    • Barnatoret
    • Depot me shumicë
    • Prodhuesit
  • Licencat për import të:
    • Barnave medicinale
    • Produkteve medicinale
    • Substancave psikotrope
    • Alkoolit të denatyruar
    • Produkteve narkotike (për përdorim medicinal)
    • Substancave radiofarmaceutike
    • Prekursorëve
  • Shtypja e banderollave për barna
  • Kontrollet e licencave të importit nga ana e inspektorëve të doganës, etj

PCWA: Sa ka qenë kostoja e implementimit të këtij projekti?

Ymer Llapashtica: Bëhet fjala për një projekt shumë të gjërë që ka filluar 3 vite më parë dhe është në zhvillim konstant ku është bërë investim në harduarin e sistemin si dhe zhvillimin softuerik.

PCWA: Si është pritur nga bizneset kjo nismë?

Ymer Llapashtica: Besoj se një fjalë mjafton – ata janë falenderues. Punët i kryejnë më shpejtë, me shpenzime më të vogla, me harxhime minimale kohore, në çdo moment dijnë se në cilën fazë ndodhet aplikimi i tyre, etj

PCWA: A do të ngelet formati dixhital i vetmi për realizimin e 81 proceseve në fjalë, a do të vijojë të ofrohet forma tradicionale për realizimin e tyre?

Ymer Llapashtica: Siq cekëm më sipër Barnatari është një sistem që është në zhvillim tre vitet e fundët dhe kjo do të vazhdojë

PCWA: Cilat kanë qenë sfidat e implementimit të këtij projekti?

Ymer Llapashtica: Nga natyra shumica e njerëzve janë rezistent ndaj ndërrimeve, pra sfida më e madhe ka qenë me përdoruesit – si nga ana e klientëve poashtu edhe brenda institucionit të AKPPM-së. Poashtu disa nga informatat që përdoren në sistem mirren online nga institucionet tjera shtetërore. Kemi pasur disa vështirësi koordinimi në atë drejtim.

PCWA: Të jesh Shërbimi Publik më i mirë i Vitit, çfarë do të thotë kjo për ju?

Ymer Llapashtica: Normalisht që është shumë inkurajuese që puna e bërë të shpërblehet me një çmim kaq prestigjioz. Jemi krenarë.

Për këtë falemnderojmë posaqërisht të gjithë ICTSmedia stafin për përzgjedhjen që kanë bërë dhe që kanë vlerësuar punën tonë të denjë për një shpërblim të tillë.

Falënderojmë edhe udhëheqësit e AKPPM-së, U.D. Kryeshefin Ekzekutiv Arianit Jakupin me të cilin ky projekt ka filluar dhe pas tij z. Jeton Shala Kryeshef Ekzekutiv i tashëm pa të cilin avansimi i këtij projekti nuk do të kishte qëni i mundur. Duhet theksuar se edhe i tërë stafi i AKPPM-së ka qenë ndihmës i konsiderueshëm

Posaqërsiht falënderojmë kompaninë e kontraktuar Komtel PE nga Prishtina në krye me menaxherin e projektit z. Astrit Deskun dhe stafin programues dhe gjithe stafin tjetër për punën që kanë bërë pa të cilët ky projekt nuk do të kishte pasur mundësi realzimi. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>