Ja se si

Bartni skedarët nga dhe në iPhone

Jul 23 2011
0 Shpërndarje
Bartni skedarët nga dhe në iPhone

E tëra se çfarë duhet është që të lidhni iPhone-nin me kompjuterin tuaj dhe të hapni iPhone Explorer. Ekziston një opsion i brendandërtuar për të ndryshuar një skedar, si për riemërim apo fshierje. Ju madje mundeni që ta krijoni një folder të ri, duke shkuar me të djathtën kudo dhe duke zgjedhur New Folder. Funksionon në parimin e kapjes dhe lëshimit, për ta kopjuar një skedar në ose nga një iPhone thjesht zhvendoseni dhe lëshojeni atë në vendin që dëshironi dhe ai do të fillojë që vetvetiu të kopjohet.

Ai jo vetëm që funksionon në versionin e fundit të pajisjes iPhone, por punon edhe me versionet e kaluar të pajisjeve iPhone dhe iPod Touch. Ajo se çfarë e rrit vlerën e këtij aplikacioni është që është i vogël në madhësi, bën bartje të shpejtë të skedarëve dhe ju mundëson që të keni qasje root (pasi që ju tregon një paralajmërim).

Shkarkoni iPhone Explorer

Sistemet operativë Windows të mbështetur janë Windows XP, Vista dhe 7, ndërsa Mac OS X 10.5 ose ndonjë lloj tjetër i mëvonshëm./pcworldalbanian

Lajmet e fundit>