Lajmet

Bartni të dhënat në shpejtësi dhe fshehtësi përgjatë pajisjeve të ndryshme me Send Anywhere

May 16 2014
0 Shpërndarje
Bartni të dhënat në shpejtësi dhe fshehtësi përgjatë pajisjeve të ndryshme me Send Anywhere

Screenshot-2014-05-12-17.04.40-520x296Android/iOS/Ueb: Kur ju duhet ta bartni një skedar nga PC-ja juaj në pajisjen tuaj mobile ose anasjelltas, ju mund ta përdorni metodën e shpejt, të fshehtë dhe pa nevojë për t’u regjistruar, Send Anywhere. Një përparësi madhore e këtij mjeti është që përdor P2P për të bartur skedarë, pa pasur nevojë që t’i ruani ata në serverë.

Kështu që, sapo ta bëni bartjen, skedari më nuk do të qëndrojë në cloud, duke mos ju lënë kështu hapësirë që të merakoseni nëse do ta shohë edhe dikush tjetër atë dokument. Secili skedar aktivizohet për një periudhë të shkurtër kohore që mund ta shpërndani kodin e tij QR ose çelësin unik prej 6 shifrash me dikë tjetër duke e përdorur ose aplikacionin mobil Send Anywhere ose uebfaqen. Çdo përdorues mund t’i qaset skedarit për sa kohë që e kanë kodin QR, ose çelësin unik – nuk ka nevojë që të regjistroheni për aplikacion. Ju mund të lexoni më tepër për sigurinë e tyre në faqen ku është bërë përgjigja në pyetjet më të shpeshta.

Nëse siguria nuk është gjëja që ju duhet, ju mund të ngarkoni skedarë në një serverë dhe t’i shpërndani ata me shumë njerëz. Një pjesë e shkëlqyer e kësaj është që mund ta shtoni një afat të fundit pas të cilit ai skedar fshihet automatikisht nga serveri.

Në Android, ju mund të shpërndani lloje të ndryshme të skedarëve si fotografi, muzikë, video, skedarë, APK, kontakte dhe lloje të tjera, por opsionet janë të kufizuara vetëm për fotografi, video dhe kontakte në iOS. Në PC, çdo gjë shkon. Send Anywhere thotë që nuk e ka një kufi të skedarëve, prandaj mund të provoni të dërgoni skedarë të çfarëdo madhësie.

Send Anywhere |

Send Anywhere (Free) | Google Play Store

Send Anywhere (Free) | iTunes App Store (PCWorld Albanian)

Lajmet e fundit>