Biznes

Bashkëpunim online me Fuze Meeting Service

May 1 2009
0 Shpërndarje
Bashkëpunim online me Fuze Meeting Service
Ka shumë mundësi që një pjesë prej juah përdorin takimet online për të shkutuar distancën mes vetes, klientëve dhe bashkëpunëtorëve. Oferta si WebEx (webex. com) gjenden në rrjet, por shpesh vijnë me bishta e probleme, si p.sh. thirrje të veçuara me zç dhe softuerë për instalim.
 
CallWave Fuze (fuzemeeting.com) është ndryshe nga të tjerët, sidomos për bizneset që kërkojnë komunikimin me video. Përdoruesve ju duhet vetëm një shfletues me shërbimin Flash të aktivizuar dhe një webcam të thjeshtë. Çfarëdo skedarësh doni të ndani, PowerPoint slides, foto, video hi-def ose të tjera, serverët e Fuze luajnë rolin e ndërmjetësit. Nëse playback është më i mirë se sa kur skedarët ruhen lokalist, është sepse shërbimi nuk kufizohet nga shpejtësia e kufizuar e ngarkimit në internet.
 
Me Fuse kërkohet vetëm një shpejtësi mesatare që të gjithë të jenë të sinkronizuar mirë. Pjesëmarrësit në mbledhje mund dhe të vendosin shënime për dokumente ose foto të veçanta të videove. Fuse nuk është një editor video i mirëfilltë, por ka shumë tipare bashkëpunimi dhe shkëmbimi të të dhënave.
 
Mund dhe të vizatoni grafikë të thjeshtë. Fillimisht, Fuze u krijua të luante vetëm video. Në këtë funksion e kam parë të luajë video në sinkron në shumë aparate, duke përmbledhur këtu dhe iPhone. Një version për BlackBerry është në qarkullim që tani, kurse versionet për Windows Mobile dhe të tjesë OS do të vijnë së shpejti. Tiparet që ka e bëjnë një shërbim të shkëlqyer bashkëpunimi online. Me të bile arrin të çatosh edhe mes platformave të ndryshme IM (MSN Messenger, Yahoo Messenger, ICQ, etj).
 
Pas një periudhe testimi 14-ditore falas, Fuse kërkon 29$ në muaj për një Host të vetëm dhe një numër të pakufizuar klientësh. Përmes shërbimit të ri CallWave Fuze, mund të bëni biseda video dhe audio, nga pajisje të ndryshme, si PC, iPhones dhe BlackBerry.

Lajmet e fundit>