Harduer

Bashkëpunimi LibreOffice – AMD synon të rrisë performancën e programeve përmes GPU-së

Jul 14 2013
0 Shpërndarje
Bashkëpunimi LibreOffice – AMD synon të rrisë performancën e programeve përmes GPU-së

LibreOffice dhe AMD po bashkëpunojnë për të krijuar një version më të shpejtë të spreadsheet-it të suitës, çka do të përdorë GPU-të e AMD-së në brendësi të Arkitekturës Heterogjene të Sistemit (HSA) bazuar në Njësitë e Procesimit të Shpejtë (APU).

Bashkëpunimi sapo ka filluar, prandaj për momentin nuk ka ndonjë datë se kur mund të përfundojë lançimi i softuerit. AMD është bashkuar me LibreOffice Advisory Board, duke u renditur përkrah Google, Intel, Red Hat, SUSE, FSF, etj.

Qëllimi i punës është të merren formulat e Calc spreadsheet, të konvertohen në OpenCL, të komplilohet më pas ajo për GPU-në dhe të ekzekutohen formulat përmes GPU-së. Në një arkitekturë të zakonshme PC-je, kjo procedurë do të ishte më e komplikuar duke qenë se futja e një numri të madh të dhënash në GPU përmes hapësirave të vogla të kujtesës është e vështirë. Megjithatë, me HSA-në e AMD-së, CPU dhe GPU kanë akses të barabartë në kujtesë, çka çon në krijimin e një mjedisi më të lehtë për të vepruar me aplikacionet.

Zhvillimi i LibreOffice është ende në fazat fillestare. Nga ana tjetër, optimizimi dhe inxhinierimi që planifikohet të bëhet, do të hapë rrugën edhe për zhvilluesit e tjerë të cilët do të kenë mundësi të gjejnë mënyra të reja për shpejtimin e llogaritjeve në Calc. Skuadra e LibreOffice është përqëndruar në APU-të e AMD-së për momentin, të cilat duhet të prodhohen në fund të vitit.

Gjurmët e para të këtij projekti priten të shihen në versionin LibreOffice 4.1, i cili do të vijë së shpejti, ndërsa ndryshime të tjera priten të jenë më të dukshme në versionin 4.2, i planifikuar në nëntor ose shkurt 2014. (PCWorld Albanian)

LibreOffice_Calc

Lajmet e fundit>