Harduer

Bashkëpunimi Nokia dhe Zeiss premton rikthimin e kamerave të lavdishme PureView

Jul 6 2017
0 Shpërndarje
Tashmë me adoptimin e Android, blerësit potencial të një telefoni Nokia nuk kanë pse të sakrifikojnë me Windows Phone. Bashkëpunimi Nokia dhe Zeiss premton rikthimin e kamerave të lavdishme PureView Photo Source: Nokia

Përveç dizajnit të qëndrueshëm dhe të fortë të produkteve, Nokia shquhej edhe për diçka tjetër: kamerat e mrekullueshme të serive N dhe Lumia.

Tashmë kompania kërkon që ti rikthehet kësaj lavdie duke bashkuar forcat me prodhuesin e lenteve Zeiss.

Firma gjermane e optikës nuk ka punuar me Nokia-n në modelet e para të telefonëve buxhetorë prodhuar nga HMD Global. Megjithatë besohet se prodhuesi finlandez është dukje ndërtuar një flagship i cili do të debutojë së shpejti.

Tashmë me adoptimin e Android, blerësit potencial të një telefoni Nokia nuk kanë pse të sakrifikojnë me Windows Phone.

Shefi ekzekutiv i HMD Pekka Rantala nuk dha detaje lidhur me marrëveshje po tha se kamerat duale janë një ide mjaft interesante.

Në të kaluarën Nokia në bashkëpunim me Zeiss kanë zhvilluar një teknologji kamere e quajtur PureView dhe një kamër 41 megapiksel. Shpresojmë se dy firmat do të vazhdojnë të inovojnë. /PCWorld Albanian

Lajmet e fundit>